Gjirokastër, sherr për bagëtitë, bariu rreh barbarisht një 43-vjeçare

Gjirokastër, sherr për bagëtitë, bariu rreh barbarisht një 43-vjeçare

64
0
Shares

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Ku një 43-vjeçare nga fshati është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një bashkëfashtar i saj, pas një konflikti për motive banale.

Burime bëjnë me dije se Aleksandra Pula është goditur me dru nga 57-vjeçari Sefer Dina dhe ka humbur ndjenjat. Konflikti e kishte zanafillën që kur bagëtitë e Dinës hynë në kullotën që është në pronësi të familjes së Pulës dhe kjo e fundit i ka kërkuar 57-vjeçari që ti largojë ato. Por, një konflikt verbal ka lindur më pas mes tyre dhe Dina e ka goditur gruan me dru në pjesë të ndryshme të trupit duke e lënë pa ndjenja.

Ajo u transportua në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 57-vjeçari u shoqërua në polici, ku u mbajt për rreth një orë e më pas u lirua. Enton Pula, bashkëshorti i të dhunuarës shprehet se lirimi i agresorit të gruas së tij nga policia është skandal dhe në mungese të vendosjes së drejtesisë do të bëjë vetëgjyqesi. Ai pretendon se lirimi i Dinës nga policia, ka ardhur, pasi djali i agresorit eshte kryetar i Lsi-së për zonën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY