“Është e paprecedentë kjo që i bëhet një ish-kryeministri, një lideri politik”

“Është e paprecedentë kjo që i bëhet një ish-kryeministri, një lideri politik”

49
0
Shares

Vendimin e Byrosë së Parlamentit për përjshtimin e ish kryeministrit Berisha e ka quajtur si të paprecedentë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Sipas tij e kjo ishte një mënyrë e gjetur nga Rama për të goditur opozitën, duke ndëshkuar deputetin sipas tij më të fortë të parlamentit. Bylykbashi tha se Berisha propozoi ndryshime në legjislacion për armëmbajtjen sipas modelit amerikan. Sipas tij në kuadër të vendimit të Byrosë, vendimi i grupit të PD për bojkot është mëse i drejtë.

“Vendimi për bojkot të plotë gjatë gjithë javësh është shumë i i fortë por më i drejti. Është diçka e paprecedenë në parlament ajo që ka ndodhur. Deputeti i Parlamenti, ish-kryeministri, lideri politik me një eksperiencë të pakrahasueshme bën një propozim për legjislacion të ri, një çështje që mund të diskutohet sa të duash por lidhet me situatën ku janë qytetarët sot. Shteti palë me krimin, qytetarët nuk kanë siguri për pronën e tyre, veten e tyre. Propozimi ishte i qartë për ndryshime në legjislacion, deputeti dënohet për shprehjen e idesë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, Rama ka goditur opozitën dhe ka ndëshkuar deputetin më të fortë të parlamentit shqiptar.“Në këtë situatë kemi qartas një veprim të kryeministrit Edi Rama për të goditur opozitën për të ndëshkuar deputetin më të fortë që ka parlamenti shqiptar. Ishte ai që ka denoncuar edhe Shullazin, që solli veprime të prokurorisë e më pas arrestimin e tij”, tha Bylykbashi.

Teksa u pyet nëse selia blu do të ndërmarr një nismë për të vijuar atë që deklaroi dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që qytetarët të armatosen, Bylykbashi theksoi se ky është një vendim që i takon PD-së.

“Sali Berisha kërkoi që qytetarët të armatosen mbi bazën e një ligji. Pra, qytetarët të kenë të drejtë të mbrohen. Pra do të thotë se ka rënë shteti dhe në këto kushte nuk ka as drejtësi. Ai u dërgoi shqiptarëve një mesazh të fortë. Ndërsa nisma ligjore mbetet në vendimmarrje e PD-së. Sot vendimi i PD ka qenë që të bojkotohej në mënyrë të plotë gjatë kësaj jave për vendimin që u mor ndaj deputetit Berisha. Shqiptarët e kanë mundësinë të gjykojnë edhe ato deklarata sharlatane që të kuptojnë se ku qëndron e keqja.”, bëri të ditur Bylykbashi.

Duke komentuar deklaratat e Ramës për vendimin e PD për bojkot, Bylykbashi tha se është kryeministri ai që nuk e do reformën në drejtësi pasi sipas tij, ministrat janë të korruptuar.

“Hall i madh e ka zënë zotin Rama me reformën në drejtësi. Ne kërkuam miratimin e paketës që do të bëjë të mundur krijimin e njësisë anti-korrupsion që ministrat e korruptuar të zotit Rama dhe kriminelët të shkojnë para drejtësisë. Procesi që ka nisur për Shullazin, Rama do të bëjë ç’ështe e mundur që ta nxjerrë, dje u tërhoq një dëshmitar. Kjo qeveri nuk të jep asnjë lloj garancie. Të flasë zoti Rama për reformën në drejtësi, ndërkohë që është në pakt me krimin?! Rama po bën avokatinë e krimit të organizuar. Në sytë e qytetarëve është avulluar në sekondë teoria e tij se po bën shtet”, tha Bylykbashi.

oerd-bylykbashi-3-847x477

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY