Interpol Tirana ekstradon një shtetas të dënuar me 10 vite burg. Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Sofia/Bullgari, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Islam XHETANI, 23 vjeç, lindur në Burrel. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr. 59 datë 07.09.2013 shtetasin Islam XHETANI, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale : ”Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim’ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25, e 278/2 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofia/Bullgari, u bë i mundur arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/