Oerd Bylykbashki denoncon ndërmjetësimin e Tahirit me Shullazin pas kërcënimit të rektorit

Oerd Bylykbashki denoncon ndërmjetësimin e Tahirit me Shullazin pas kërcënimit të rektorit

50
0
Shares

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi denoncoi sot tentativat e ministrit të Brendshëm për të zgjidhur në mënyrë informale, sic tha ai, kërcënimet e Shullazit për rektorin në detyrë dhe kandidatin për rektor.

Bylykbashi tha se Dhori Kule ka njoftuar kryeministrin për kërcënimin që i ka bërë banda e Shullazit ndërsa ky i fundit e ka dërguar te ministri i Brendshëm. “Ministri i Brendshëm, në mënyrë recidiviste ashtu si në raste të tjera, i ka thënë rektorit në detyrë që do ta zgjidhte cështjen, mënyra ishte menaxhimi i krimit. Pra formula është që të dërgon Shullazin dhe më pas të thotë se edhe ta zgjidh problemin”, tha deputeti i PD-së.

Sipas Bylykbashkit arrestimi i Shullazit nuk do kryhej nëse nuk do të ndërhynte prokuroria.

Po ashtu deputeti demokrat denoncoi edhe njëherë faktin që për hakmarrje mazhoranca dënoi Sali Berishën me 10 ditë jashtë Parlamentit pasi ish-Kryeministri denoncoi kërcënimet e Shullazit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY