Kryetari i Aleancës Kuqe e Zi Kreshnik Spahiu nëpërmjet një thirrje ironike në Facebook u kërkon shqiptarëve që të mbledhin ndihma për të ndihmuar djalin e Edi Ramës. Këtë ironi Spahiu e bën vetëm një ditë pasi u publikua pasuria e familjes së Kryeministrit Rama. “Dilni nëpër rrugë dhe hidhni qindarkat nëpër kuti me mallkimin që ti bëjnë ilaçe”, shkruan Spahiu.
STATUSI I PLOTE I KRESHNIK SPAHIUT
THIRRJE: Në çdo rrugë dhe qytet të Shqipërisë nxirrni disa kuti ndihmash dhe i gjithë populli të hedh lëmoshë për tu larë borxhet e djalit të kryeministrit (Gregori Edi Rama)
Ai sapo deklaroi në Inspektoriatin e Pasurive që ka borxhe dhe rezulton me minus gjatë vitit 2015:
“Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.”
Ja pse Al Kaponet nuk e votojnë reformën në drejtësi.
Ja pse kanë frikë nga gjakata speciale e huaj dhe prokurorë amerikan.
Dilni nëpër rrugë dhe hidhni qindarkat nëpër kuti me mallkimin që ti bëjnë ilaçe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/