Koncesioni i ndriçimit publik, Gjiknuri fiton betejën me Manjanin në qeveri

Koncesioni i ndriçimit publik, Gjiknuri fiton betejën me Manjanin në qeveri

58
0
Shares

Ndriçimi publik, me koncesion. Qeveria miraton draftin e kundërshtuar nga Manjani
Përplasja mes Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit për koncesionin e ndriçimit publik në bashkitë e Tiranës dhe Durrësit është fituar nga ky i fundit. Qeveria ka miratuar një vendim, i cili i hap rrugë koncesionit, nismë e Ministrisë së Energjisë, por i kundërshtuar fort nga ajo e Drejtësisë si një projekt i paligjshëm.
Vendimi autorizon dikasterin e Damian Gjiknurit të nisë procedurat për koncesionin dhe të marrë në shqyrtimin ofertën e kompanisë daneze “HeSaLight A/S”.
Ky është një koncesion i pa kërkuar, ideja për të cilin nuk ishte e Qeverisë, por e një kompanie private nga Danimarka. Vendimi i Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Ministrisë së Energjisë të marrë në shqyrtim propozimin e kompanisë “HeSaLight A/S” dhe të vendosë për hapjen ose jo të tenderit.
I gjithë procesi, përfshirë shpalljen e fituesit, do të administrohet nga kjo ministri, ndërsa kontrata e koncesionit me fituesin do të lidhet nga të dy bashkitë respektive.
Kjo është hera e parë që Qeveria miraton një koncesion, për të cilin ka pasur përplasje dhe kundërshti brenda vetes. Gjatë komunikimeve zyrtare, Ministria e Drejtësisë e ka kundërshtuar projektin, duke e cilësuar si cenim të autonomisë vendore dhe duke u shprehur se, zanafilla e propozimeve të kompanisë është e paqartë.
Menjëherë pas vendimit ka ardhur dhe reagimi i parë nga ministri i Drejtësisë. I kontaktuar nga Top Channel, Ylli Manjani deklaroi nga Austria se, për shkak të takimeve e ka pasur të pamundur të jetë në mbledhjen e Qeverisë, por qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.
“Jam shprehur me shkrim për atë nismë dhe mendimi im zyrtar është në dosjen e kësaj praktike. Atij mendimi i qëndroj”, ka thënë Manjani. /topchannel/

Për më shumë mund të lexoni edhe …

KONCESIONI/ Ministri i LSI kundërshton dhe ironizon ministrin e PS
/web/KONCESIONI_Ministri_i_LSI_kundershton_dhe_ironizon_ministrin_e_PS_17546_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY