Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Itali, ndërsa është arrestuar sot në aeroportin e Rinasit.
43 vjeçari Dritan Beqiraj (Bakalli) lindur dhe banues në Durrës, është vënë në pranga sot nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë përpunimit në hyre të dokumentacionit të shtetaseve.
Beqiraj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane në datën 21 mars 2016, pasi është i dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences në 27 shtator të 2007-ës, me 25 vite e 6 muaj burg.
Ndaj 43 vjeçarit rëndojnë veprat penale si “Rrëmbim personi”, “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Mbajtje lëndësh narkotike’.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/