Drejtoria e tatimeve ka nisur letra shantazhi të dënueshme edhe nga Kodi Penal në drejtim të bizneseve. Më poshtë është nje letër që i është drejtuar një biznesi të vogël i cili ka kryer një xhiro afër kufirit që e aklon taë në biznes të madh.
Administrata tatimore i ka nisur një letër ku e fton atë të shkojë vullnetarisht që të regjistrohet si biznes i madh ose në të kudnërt dy tatimorë do të kryejnë kontroll të imtësishëm në biznesin e tyre.
“E para me c’te drejte ligjore vjen qeveria me thote mua qe “..shiko se ke qene afer kufirit, pra zere se e ke kaluar, keshtu qe hajde kalo biznes i madh.” Ligji ka vene nje kufi te shkruar e bardha mbi te zeze. Poshte kufirit je biznes i vogel, siper kufirit je biznes i madh. Ca eshte kjo je prane kufirit?!!
E dyta, ca jane keto kercenime te nje mentaliteti mesjetar. Une nese fsheh apo bej evazion, ajo zonja ka per detyre te vije, te me kontrolloje, te me kape dhe te me ndeshkoje sepse kryej evazion, c’eshte ky muhabet qe u falkam une nese bej kalimin ne biznes te madh”, deklaron për “thurje”, një prej personave që ka marrë kërcvënimin e tatimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/