Lorik Cana e vendos: Pas ‘Euro 2016’ lamtumirë…

Lorik Cana e vendos: Pas ‘Euro 2016’ lamtumirë…

70
0
Shares

Lorik Cana është pjesë e Kombëtares prej moshës 19-vjeçare. Kapiteni i Shqipërisë udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë, atje ku nisi karrierën si profesionit.

Natyrisht qendërmbrojtësi dhe i gjithë ekipi janë të përqendruar te takimi i parë në fazën e grupeve, atë ndaj Zvicrës në Lens.

Lorik Cana foli për faqen zyrtare të FIFA-s në internet. “Të gjithë e kemi mendjen te data 11 Qershor.

Ndeshja e parë mund të jetë shumë e rëndësishme, mendja ime është vetëm për këtë takim. Nuk kam pasur një ëndërr më të madhe se të kualifikohem me vendin tim në një aktivitet të tillë, në Francë”,- tha Cana për “Fifa.com”.

Lorik Cana pranoi edhe njëherë se në përfundim të aktivitetit do të vlerësojë mundësinë e tërheqjes nga Kombëtarja.

“Do të flas me drejtuesit e federatës dhe me familjen time dhe të marr një vendim pas Europianit. Ky turne mund të jetë shumë mirë sfida ime e madhe e fundit”,- deklaroi 32-vjeçari./Tv Klan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY