Saimir Tahiri kërkon falje për qëndrimin e qeverisë në gjyqin e 21...

Saimir Tahiri kërkon falje për qëndrimin e qeverisë në gjyqin e 21 janarit

497
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar paraqitjen e Gardës në gjyqin e 21 janarit dhe argumentat e qeverisë lidhur me atë ngjarje në të cilat thuhet se Garda ka respektuar ligjin.

“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar!”.

Ndërkaq Ministria e Brendshme ka shpërndarë më herët edhe një njoftim ku ndër të tjera justifikohet për qëndrimin e mbajtur në gjyq nga ana e ministrisë së Brendshme.

Në reagim thuhet se pjesët e cituara janë marrë nga “pika 4 e Prapësimeve, ku Garda e Republikës ka bërë një përmbledhje të gjetjeve dhe konstatimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë, mbi të cilat u mor vendimi për shpalljen fajtor të të akuzuarve për “Vrasje nga Pakujdesia”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY