REAGIM PËR ”FIKS FARE”: Aty ku dhia zbret me frena dore

REAGIM PËR ”FIKS FARE”: Aty ku dhia zbret me frena dore

253
0
Shares

Nga Artur Lazri

Emisioni investigativ Fiks Fare i televizionit kombëtar Top Chanel, në puntatën e tij të radhës, paraqet takimet e Liderit të opozitës z.Lulzim Basha, në rrethin e Mirditës për dëgjimet e problemeve të qytetarëve si dhe shpalosjen e platformës kombëtare të opozitës për fushën e bujqësisë.

Gazetarët e Fiks Fare, duke dashur të denigrojnë banorët e zonave ku u zhvilluan takimet, shprehen:

”Po kush po e dëgjon platformën për bujqësinë të Lulzim Bashës?

Banorët e Fanit, Rubikut dhe Kthellës!!??

Sidomos të Kthellës, aty ku dhia zbret me frena dore

Po e dini ku bie Kthella?

Po ku ka bujqësi atje!!??…….”, etj.

Me keqardhje konstatohet lehtësisht, se këta gazetarë me gjithë dëshirën e madhe për tallje dhe ironi, nuk kanë hapur dhe lexuar asnjë faqe të librave shkollorë: Gjeografia e Shqipërisë apo Historia e Shqipërisë.

Për sqarim qytetar, ish Bashkia Rubik, ish Komuna Fan dhe ish Komuna Kthellë, sot njësi administrative të bashkisë Mirditë, janë jo më shumë se 70 km nga Tirana( 70% e territorit të Mirditës pjesë e rrugës së Kombit).

Asnjëra nga këto zona nuk ka reliev të theksuar malor, siç duan ta paraqesin gazetarët, por janë kontribues kryesorë në bujqësinë e Mirditës dhe jo vetëm.

Ndërsa, nga pikpamja historike, banorët e këtyre zonave dhe Mirdita e plotë gjithashtu, kanë kontribut të theksuar patriotik në të gjitha zhvillimet kryesore kombëtare.

Mësoni të lexoni gazetarë, përpara se të fyeni banorë dhe zona të nderuara të Mirditës plot vlera antropologjike, gjeografike dhe historike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY