DETAJET/ Meta nuk hedh firmën në takimin me Ramën, tjetër takim

DETAJET/ Meta nuk hedh firmën në takimin me Ramën, tjetër takim

79
0
Shares

Takimi i sotëm mes krerëve të mazhorancës nuk ka dhënë rezultatet e duhura dhe mund të konsiderohet në disa cështje të tij si i dështuar.

Kryeministri Rama kërkoi nga Meta gjatë takimit që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së, shkruan Panorama e mbështetur në burime pranë LSI.

Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim. Ai ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin, thuhet nga burimet e kësaj gazete.

Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill.

Ndërkaq mësohet se po ashtu Meta ka qenë edhe propozuesi që në ndërmjetësimin e pritshëm ndërkombëtar mes PS dhe PD të jenë zyrtarë të lartë të PPE, qe jane parti te djathta. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY