LAJM I FUNDIT/ “Trajneri i ardhshëm i Italisë do të jetë Xhani...

LAJM I FUNDIT/ “Trajneri i ardhshëm i Italisë do të jetë Xhani De Biazi”

80
0
Shares

“Xhani De Biazi do të jetë trajneri i ri i Italisë”. Kjo dëklaratë e fundit vjen ngaish-trajneri i Sampdorias Valter Zenga në një intervistë për “Premium Sport”.

I pyetur nëse ai është një ndër kandidaturat e përfolura, ish-trajneri u përgjigj me modesti duke thënë se “nuk i kam meritat e duhura dhe as të drejtat” për një post të tillë.

“Duket të kesh një korrikulum më interesant se sa i imi. Vetëm një ditë më parë Mançini më tha se nuk do ta refuzonte kombëtaren. Personalisht edhe unë pyes se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Besoj se do të jetë Xhani De Biazi pasuesi i Kontes”,-ka thënë ai sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit është përfolur prej disa javësh si një ndër kandidaturat e mundshme për të qenë zëvendësiesi i Antonio Kontes. Ky i fundit do të lërë stolin e ‘axurrëve’ në mbyllje të Europianit, për të drejtuar më pas skuadrën e Çelsit në Premier Ligë.

Pak ditë më parë kreu i federatës italiane të futbollit, Tavekio, tha se trajner i i ardhshëm i Italisë do të zgjidhet para finaleve të “Euro 2016”-ës, shkruan Panorama Sport

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY