Një student gjerman e ka çuar tentativën për të shmangur rishikimin e provimit në një nivel tjetër gjenialiteti, teksa ka kërkuar të shohë pyetjet përpara testimit, në bazë të ligjit të lirisë së informacionit.
Simon Schrader, 17 vjeç i bëri kërkesë Ministrisë së Arsimit të North Rhine-Westphalia të zbulonte “përgjigjet e provimeve Abitur të vitit shkollor në shkollën e mesme”.
Ai e pyeti ministrinë përmes platformës online fragdenstaat.de, e cila përkthehet “pyet shtetin”.
Adoleshenti i la ministrisë afatin ligjor 1 muaj, deri në 21 prill, që ata t’i përgjigjen kërkesës së tij.
Megjithatë, provimi i tij i parë ishte në 16 prill.
“Nëse ata përgjigjen në kohë mund të më hyjë në punë për një provim”, shprehet Schrader për Guardian, me shpresë se do të marrë një përgjigje.
Ai pranoi se nuk ishte shumë optimist për marrjen e përgjigjeve të testeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/