Bashkimi Europian kërkon nga organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të nxjerrin të miturit nga situata të rrugës. BE ka dhënë një grant prej 430.000 euro grante që synon të mbështesë organizata të përfshirë në strategjinë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me synimin që të identifikohen të miturit në nevojë në të gjithë vendin.
Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 430.000 euro synon të mbështesë shoqërinë civile për të bashkëpunuar ngushtësisht me organizta që mbrojnë fëmijët si viktima të trafikimit, ose të miturit në situatë rruge.
Për përfaqëuesit e BE, granti duhet të investohet në punë konkrete për të shkuar deri në zonat më të thella ku ka informacionet për fëmijë të rrezikuar, informon televizioni ora news.
Erol Akdag:Shpresojmë që të kemi mundësi të shkojmë në terren të thellë. Mos na shikoni vetëm si ofrues parash, ne duam që këto grante të arrijnë në nisma apo organizata që punojnë në terren, sado të vogla të jenë. Disa projekte nuk kanë nevojë për shumë para, po ua lë juve në dorë të jeni kreativë. Bashkëpunoni me koordinatoret e projektit aplikoni per grante, ne do mbështesim idetë tuaja. Reflektoni”
Projekti do të zgjasë 30 muaj dhe identiikimi dhe mbështetja e njerëzve në nevojë do të kryhet nga organizata Save the Children dhe 28 organizata të shoqerisë civile.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/