KËRCËNIMI I BASHËS/Ish-nëndrejtori i Policisë Agron Kulici tregon rastin e Rames ne...

KËRCËNIMI I BASHËS/Ish-nëndrejtori i Policisë Agron Kulici tregon rastin e Rames ne 2011

1071
0
Shares

Ish-zv.drejtori i Përgjithëshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, shprehu qëndrimin e tij në lidhje për atentatin e mundshëm ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha.

I intervistuar nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Kuliçaj tha se z. Basha duke qenë se është një person që mban atribute të rëndësishme në vend, të tilla gjëra ka gjasa të ndodhin.

“Jam vënë në dijeni për këtë situatë, por z.Basha mban atribute të rëndësishme në vend, është lideri i opozitës, dhe kështu të tilla gjëra mund të ndodhin. Por duke qenë se vendi është në prag zgjedhjesh, rendi dhe siguria janë në një pikë kritike”.

Megjithatë sipas Kuliçajt, kryeministri Edi Rama nuk po e merr seriozisht këtë histori dhe madje i kujtoi një kërcënim që ky i fundit kishte marrë më 21 janar të viti 2011, dhe se si policia kishte reaguar menjëherë në mbrojtje të tij, shkruan BalkanËeb.

“Unë i deklaroj z.Rama, pas ngjarjes së 21-janarit, ka pasur kërcënim nga një person që iu dogj makina tek piramida gjatë protestës. Ai i tha: “Dua të më kthesh vlerën e mjetit”. Ne morëm masat e nevojshme për Ramën, dhe kapëm shantazhuesin që edhe pse nuk ishte kërcënim serioz, morëm të gjithë masat. Por, sot kryeministri nuk po sillet seriozisht mbi këtë çështje,” tha Kuliçaj.

Ish-zyrtari i Policisë tregon telefonatën për vrasjen e Artan Cukut

Ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “Neës24” ka bërë një rrëfim paksa ndryshe, për profilin personal të ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Artan Cukut që u vra në hyrje të banesës së tij në Tiranë pak kohë më parë, shkruan BË.

Vetëm 20 minuta para se të vritej kishte komunikuar me ju në telefon?

Kuliçaj: Atë ditë kisha lënë të pija një kafe me një mik tonin. Si përditë komunikoja me të. Rreth orës 20 u takova me mikun tim, duke folur dhe për Cukun.

Pas 30 minutash mikut tim i bie telefoni. Atë e njoftojnë se vranë Cukun. Unë isha me të dhe dëgjova bisedën. Unë prisja në takim atë, por morëm vesh lajmin. Ai i shokuar më tha e vranë. Duke e njohur Cukun nuk e besoja se mund të vritej në atë formë. Kam shkuar në shtëpi. Ndjeva një peng të madh për të gjithë periudhën e karrierës, se si përfundon oficeri i policisë. Shkuam në vendngjarje, ku takuam kolegë të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY