Dy nga aktorët më të njohur spanjollë njihen për disa role në të cilat kanë luajtur së bashku si çift, duke përmendur telenovelën ‘Teresa’, ‘Lo que la vida me robo’ dhe së fundmi një projekt i ri në të cilin ata do të shihen përsëri duke luajtur së bashku.
Bëhet fjalë për një telenovelë të re të titulluar ‘Tres veces Ana’, në të cilën aktorja e njohur Angelique Boyer do të luajë tre role njëkohësisht. Ka kohë që bëhen xhirimet e telenovelës dhe të dy aktorët nuk ngurrojnë të postojnë foto në rrjetet e tyre sociale duke treguar momente nga prapaskenat e xhirimeve.
Pritet që projekti i ri të jetë një sukses i vërtetë dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi Ruli dhe Boyer tashmë ka kohë që e kanë bërë publike lidhjen edhe në jetën reale dhe për të dy realizimi i rolit në telenovelë së bashku është akoma më i thjeshtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/