LISTA/Pronarët në Dhërmi që u rrëmben tokën qeveria

LISTA/Pronarët në Dhërmi që u rrëmben tokën qeveria

326
0
Shares

Bashkia e Himarës kërkon të fillojë shpronësimin dhe shtetëzimin, duke iu marrë tokën e trashëguar 123 familjeve të fshatit Dhërmi, me pretendimin se ata nuk kanë qenë banues të zonës në vitin 1991, kur u imponua ligji komunist 7501.

“Mafia e tokave në bregdet” po iu merr pronat familjeve autoktone, pronarëve të ligjshëm dhe do t’ua japë klientëve të pushtetit, deputetëve, siç ndodhi me heqjen e 18,000 ha tokë nga fondi i kompensimit, me vendim qeverie në vitin 2013, deklaroi sot kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Në vitin 1991 edhe pse u kërkua të imponohej ligji 7501 në mbi 60% të territorit të Shqipërisë, duke respektuar të drejtën e pronësisë dhe shenjtërinë e saj, toka u nda fshatçe duke respektuar pronësinë e vjetër, si ndërmjet familjeve dhe trashgimtarëve brenda të njëjtës familje.

Pse shteti kërkon të ndërhyjë në Jug, në zonën e bregdetit, dhe nuk ndërhyn në pjesën tjetër të Shqipërisë, në Veri apo Veri-Lindje?

Ka vetëm një arsye; interesi i madh për të uzurpuar bregdetin dhe përfituar pronat e pronarëve, në mënyrë të padrejtë dhe korruptive, tha Mediu.

himnara vendimi

himara venidm 1

himara vendimi2

himara vendmi4

Lista e pronareve te cenuar dhe vendimi I bashkise se Himares

Më tej Mediu shpjegoi edhe kontekstin e marrjes së këtyre tokave nga pronarët e vjetër.

“Ligji 7501 i shpronësoi pronarët e ligjshëm dhe u dha tokë vetëm atyre që ndodheshin në fshat në datën 01.08.1991. Në shumë raste, banorët e fshatrave ranë në marrëveshje komunitare, që toka të shkonte tek i zoti, pra tek pronarët e para vitit 1946.

I tillë ishte rasti i komunitetit Dhërmias. Ata i ndanë tokat sipas kufijve të vjetër, dhe pa asnjë konflikt mes tyre. Këtë e vendosën “fshatçe”, si i thonë, dhe e zbatuan. Ata as e lakmuan tokën e njërit-tjetrit dhe as e diskriminuan bashkëfshatarin që ndodhej në atë kohë në qytet. Në Dhërmi çdo familje mori tokën që kishte patur trashëgimi nga babai, gjyshi, stërgjyshi. Mori atë copë tokë që nuk ka guxuar t’ja heqë as Turku për 500 vjet, e madje as Enver Hoxha. Që nga 1991 e deri tani, në këtë fshat nuk ka patur asnjë pretendim mes pronarëve të ligjshëm për tokat e trashëguara.

Qeveria Rama-Meta ka edhe një synim tjetër djallëzor me këtë vendim. Ajo pretendon se një pjesë e tokave të 123 familjeve Dhërmiase që po shtetëzohen, mund të shkojnë për “kompensim fizik” të ish-pronarëve, ndërkohë që siç thashë më sipër, 18,000 ha që ishin për kompensim fizik në bretgdet dhe zona të tjera të rëndësishme, i rimori si qeveri për t`i shpërndarë dhe përdorur për interesa korruptive”, theksoi kryetari i PR, Fatmir Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY