Azem Syla jep dorëheqjen por nuk tregon vendin ku është

Azem Syla jep dorëheqjen por nuk tregon vendin ku është

73
0
Shares

Deputeti i Kosovës, Azem Syla, ka dhënë dorëheqje sot nga mandati i deputetit.

Nëpërmjet një deklarate ai ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme, por nuk ka treguar vendin se ku ndodhet.

Një ndër emrat më të njohur të UCK dhe zyrtar i lartë i PDK-së, Syla dyshohet për krim të organizuar në një hetim të ngritur nga prokuroria Speciale që përfshin gjithsej 50 persona.

Deklarata e plotë e Azem Sylës

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë institucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundësi drejtësisë të punojë pa ndikime.

Me respekt

Azem Syla”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY