Keshilli i Bashkise Shkoder ka miratuar buxhetin e vitit 2016 me 39 pro, 3 abstenim dhe 7 vota kunder duek shënuar një shembull tjetër të aleancave fluide ne këshillat bashkiakë mes PD dhe LSI.
Por buxheti i përgaditur nga stafi i kryetares Voltana Ademi ka siguruar edhe një votë nga këshilltarët socialistë si dhe një votën e një këshilltari të pavarur. Dy anëtarë të këshillit kanë abstenuar.
Këshilli bashkiak i Shkodrës numëron 51 këshilltarë nga të cilët 27 janë të djathtë dhe 23 të majtë si dhe një këshilltar është i pavarur. Nga koalicioni i majtë 10 prej tyre janë të LSI-së.
LSI ka votuar në grup pro buxhetit të Shkodrës ndërsa u është bashkuar edhe nj socilaist
Qe ne fillim te mbledhjes keshilltari i djathte Bujar Hoti i cili u ka kerkuar keshilltareve qe te miratojne kete projekt-buxhet pasi eshte gjithperfshires dhe transparent. Ndërsa grupi i keshilltareve socialiste përfaqësuar nga Luan Heta e quajti kete buxhet nje kopje te vitit te kaluar
Po ashtu keshilltari i FRD Fatlum Nurja tha se ky projekt buxhet nuk nuk eshte i qarte.
Kryebashkiakia Voltana Ademi pas miratimit te buxhetit pershendeti vendimin e keshilltareve ndersa e quajti politike voten e te majteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/