OSHEE ka ulur borxhin, Çela: Kaluam krizën

OSHEE ka ulur borxhin, Çela: Kaluam krizën

177
0
Shares

OSHEE ka kaluar krizën ekonomike dhe po vijon me fazën e mirëmenaxhimit dhe investimeve, tha sot administratori i kesaj kompanie Ardian Cela.

“Kompania tani ka më shumë mundësi për investime, kemi një reduktim të nivelit të borxhit, ulja e borxhit edhe në 3-mujorin e parë të 2016. Borxhi i kompanisë është ulur në 108 miliardë lekë”, tha ai.

Sipas tij, aksioni i përbashkët me policinë për të prerë lidhjet e paligjshme ka rezultuar i suksesshëm, pasi është ulur konsumi i energjisë elektrike.

Administratori Çela tha se, “po vëmë re përbaltjen e opozitës, për arrtitjet e punës sonë, pikerisht nga ata që e zhytën OSHEE në krizën më të thellë. Unë mund të them se ne kemi arritur reduktimin e nivelit të humbjeve dhe kemi nisur investimet te rendesishme në rrjet, që kapin shifra te konsiderueshme”, shtoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY