“Tenderi i matësve, rast abuzimi me paratë e faturave”

“Tenderi i matësve, rast abuzimi me paratë e faturave”

46
0
Shares

Zbulohet një prej tenderave më skandalozë të OSHEE-së së Edi Ramës, të bandës që po rrjep shqiptarët çdo muaj, me dhunë me arbitraritet, me mbifaturim, sipas PD.

“Shihni pak se çfarë bën banda e Edi Ramës me paratë e gjakut të shqiptarëve. 7 miliardë lekë ka dhënë kreu i kësaj bande, që foli dhe sot për suksese imagjinare, për vendosjen e 50 mijë matësave”, tha sot zëhdënësja e PD-së, Ina Zhupa.

“Sipas tregut, vendosja e një matësi një fazor kushton 10 mijë lekë. Ndërsa vendosja e një matësi trefazor kushton 20 mijë lekë. Pra në rastin e shpenzimit maksimal, instalimi i matësave do të shkonte 1 miliardë lekë, per 50 mijë matësa, sipas kostos së tregut.

Por Çela i Ramës, ka dhënë 7 miliardë lekë.

Ku shkojnë 6 miliardë lekë?

Ku shkojnë 6 miliardë që u merren shqiptarëve, të pamundurve çdo muaj, ku askush nuk dëgjon për ankesat dhe askush nuk i pret abonentët për sqarime.

Sigurisht, këto miliarda shkojnë në xhepat e Ramës e oligarkëve të tij.

Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur vendosjen e këtyre matësave po e bëjnë punonjësit e OSHEE.

Punonjës që paguhen me taksat tona, ndërkohë që paratë i merr klienti i Edi Ramës që ka fituar tenderin. Pra fitimi i tij rritet edhe më shumë. Hisja që ndajnë oligarkët zmadhohet edhe më tepër.

Kjo është OSHEE e Ramës, kjo është banda që i është vërsulur popullit duke i marrë dhe kacidhen e fundit, për ti ndarë paratë me miqtë dhe klientët.

Shpejt, populli i dhunuar e plaçkitur deri në qindarkën e fundit do ta thotë fjalën, dhe koha që këta hajdutë të japin llogari dhe para ligjit nuk është e largët”, tha Zhupa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY