Lulzim Basha te biznesi i Neranxit, lajmëron rritjen e pagës minimale

Lulzim Basha te biznesi i Neranxit, lajmëron rritjen e pagës minimale

55
0
Shares

Rritje e pagës minimale, ulje e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kë, pagesë nga buxheti i shteti të faturës së ujit dhe energjisë elektrike deri në 200 kë për familjet në nevojë ekonomike, ulje e çmimit të energjisë për biznesin, rishikim të reformës së pensioneve në funksion të interesit të qytetarëve, janë disa nga pikat e platformës qeverisëse të Partisë Demokratike të shpalosura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me punëdhënës dhe punëmarrës të Vorës.

Zoti Basha vizitoi dy biznese fason të cilat kanë të punësuar rreth 700 punonjëse. Këto biznese sot përballen me vështirësi të shumta që nga energjia elektrike e cila u ikën vazhdimisht tek taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë, mungesa e sigurisë etj.

Duke bashkëbiseduar me punonjëset, zoti Basha ka bërë të ditur se Partia Demokratike krahas uljes së taksave dhe tatim fitimit për biznesin do të rrisë pagën minimale. Në këtë mënyre me uljen e taksave dhe lehtësirat për biznesin, do të ketë paga më të mira dhe më shumë vende pune.

Basha: Që t’ua bëjmë jetën pak më të lehtë gjithsecilës prej jush e para është që t’ju rrisim rrogën apo jo?! Çmime më të ulura, për shembull për energjinë elektrike. 56 për qind e shqiptarëve harxhojnë më pak se 300 kë. Po për këta 56 për qind që është pjesa më e varfër e shqiptarëve, çmimi është rritur. Do të ulim çmimin e energjisë për 30 kë e parë. Fatura e energjisë që do të paguani për familjet tuaja do të jetë më e ulur. Po kështu fatura e energjisë për biznesin do të duhet të ulet sepse është rritur nga 9 lekë/kë orë në 14 lekë/kë orë.

Një nga shqetësimet e punonjësve ishte dhe pensioni. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se pseudoreforma nuk ishte gjë tjetër veçse heqje e përgjegjësisë së qeverisë ndaj qytetarëve. Zoti Basha tha se kjo pseudo reformë do zhbëhet dhe reforma e pensioneve do të ketë në qendër mosrritja e moshës së pensionit. Po kështu zoti Basha garantoi rritje pensionesh përtej indeksimit për inflacionin.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal dhe në biznesin e Nikollaq Neranxit, biznesmeni që kundërshtoi fort arbitraritetin e shtetit ndaj biznesit. Zoti Basha tha se Partia Demokratike sot dhe qeveria e tij nesër do të jetë në krah të biznesit, në krah të punëdhënësve dhe do t’u krijojë të gjitha lehtësitë që ata të krijojnë më shumë mundësi për punësim e punësim me paga më të larta.

Basha: Partia Demokratike do t’i mbrojë punëdhënësit e Shqipërisë me çdo çmim e me çdo kosto. Jemi dhe do të jemi në krahun e çdo biznesmeni që hap vende pune, ku shqiptarët jetojnë me djersën e ballit dhe ku shteti që sot është përballë jush me një makineri kriminale shpeshherë duke abuzuar me uniformën e shtetit, nesër do të jetë në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj. Duke patur shtetin aleat të biznesit dhe punëdhënësve, ne do të garantojmë që punëmarrësit, të punësuarit këtu dhe anembanë vendit nesër të kenë paga më të larta, siguri më të madhe pune dhe më shumë vende pune për të punësuar mijëra e mijëra të rinj të papunë. Platforma jonë për rritjen ekonomike, për hapjen e vendeve të punës dhe për vende pune me paga më të larta është platforma e taksës së sheshtë 9 për qind, 9 për qind tatim mbi fitimin, 9 për qind kontributet shoqërore, 0 për qind taksë mbi dividentin, 15 për qind tatim mbi vlerën e shtuar. Këto janë disa nga stimujt fiskalë që ne do t’i japim sipërmarrjes shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur një tur të prezantimit të alternativës së demokratëve në mënyrë që çdo qytetarë të ketë mundësi të gjykojë drejt, lidhur me platformën që e nxjerr vendin nga kriza dhe mashtrimeve qeveritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY