Përfaqësues të shoqërisë civile u ndaluan sot të marrin pjesë në një dëgjesë lidhur me ndërtimin e Arenës Kombëtare.
“Nuk na lejojnë të hyjmë e të shohim projektin, jo vetëm që është bërë në mënyrën skandaloze, bëhet fakt projekti, pa u diskutuar me publikun, kundër edhe ligjeve të shtetit, se është monument kulture aty, sot marrim vesh që zonja që duhet të firmoste nuk ka firmosur, e ka bërë projektin me dhunë, projekti”, tha Lubonja.
“Bashkohet injoranca, arroganca, mungesa e cdo lloj diplomacie për një politikan, është dhunë e pastër, mos të dalin e të thonë aty pse thotë Berisha rrëmbeni armët, kështu vjen puna kur ti nuk ke asnjë lloj diplomacie për popullin, pse organizon takim me publikun në një objekt privat”, deklaroi ai.
Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim basha e konsideroi ndalimin e përfaqësuesve të shoqerisë civile si akt i rëndë, i paprecedentë dhe i papranueshëm.
“Rojet e Edi Ramës, janë urdhëruar të mos lejojnë futjen në këtë “dëgjesë”, të Fatos Lubonjës, Andi Bushatit, Ylli Rakipit dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar projektin për stadiumin.
Sjellje tipike e një qeverie-bandë me një bandit-kryeministër. Një qeverie, që merr vendime për interesat e saj, të cilës i bie maska e dëgjesës publike në rastin më të parë.
Nuk ishte pra një aktivitet i hapur siç e propaganduan, por një teatër-bunker me regji ku flet Rama, jep mendime Rama, vendos Rama, firmos Rama, dhe të tjerët që janë administratë, oligarkë, e klientë dëgjojnë e duartrokasin”, deklaroi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/