Myslim Murrizi, replikë me ish-këshilltarin e Berishës: Mbledhje të këshillit Kombëtar!! Duhet...

Myslim Murrizi, replikë me ish-këshilltarin e Berishës: Mbledhje të këshillit Kombëtar!! Duhet këshill lufte

196
0
Shares

Një prej drejtuesve lokalë të PD, kreu i kësaj partie në Lushnjë, Myslim Murrizi ka replikuar më ish-këshilltarin e Berishës Flamur Kuci në lidhje me vendimarrjen në PD për protestën.

murrizi flamur kuci

Murrizi thotë se një kërkesë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar eshte i drejte dhe statutor.

Por sipas tij prej dy vitesh nuk jemi ne kushte normale te nje opozite te nje vendi demokratik.

“Dhe prej dy muajsh pra nga data 18 shkurt jemi ne gjendje te jashtezakoneshme ose e thene ndryshe ne gjendje ” Lufte”.

Edhe un do te kerkoja mbledhjen e kuvendit te PD, por per te zgjedhur nje keshill kombetare ” lufte”, i cili te zgjidhte kryesi dhe drejtues te larte per gjendje ” LUFTE”.

Ju thoni nuk eshte pyetur keshilli kombëtar.

Keshilli kombetare per gjendje paqe formalisht ka 265 antare.

Para 18 shkurtit dhe gjate dy muajve kryetari Basha ka mbledhur pothuajse çdo 10 dite keshillin kombetare te ÇADRES.

Ka mbledhur dhe diskutuar me 70 kryetaret dhe sekretaret e degeve te PD.

Ka mbledhur 49 deputetet e PD dhe te opozites.

Ka mbledhur 65 antaret e kryesise se PD pjese e keshillit kombetar.

Pra ka mbledhur me shume se dy te tretat e ketij keshilli.

Çfare nuk eshte mbledhur?

Ata qe u zgjodhen formalisht ne kete keshille se akoma nuk u kishin rene kembet ne toke nga pushteti.

Ato qe ishim pjese administrate dhe ndoshta u ” votuan” si te “rendesishem” ose u gjykuan si te nevojshem per ne keshille, por qe situata e ” luftes” i nxori te shplare siç ishin ne fakt.

Per 60 dite proteste, kam qene aty pothuajse ne shumicen e diteve dhe neteve.

Kam qene aty me rreth 4000 demokrat LUSHNJARE te mare se bashku nga mitingu i dates 18 dhe 10 nete dhe dite qe kemi patur radhen per ne çader.

Doja te pyesja Ju dhe çdo ish keshilltare tjeter qe sa here keni qene ne CADER?

Doja te pyesja 73 ish deputetet e PD te viteve 2005-2009 sa dite kane qene ne çader?

Doja te pyesja 68 deputetet e PD ne vitet 2009-2013 sa dite kane qene ne çader?

Doja te pyesja 19 ish ministra te PD dhe 43 ish zv ministra te PD te viteve 2005-2009 sa dite kane qene ne çader?

Po ashtu doja te pyesja 15 ish ministra te PD dhe 33 ish zv ministra te PD ne vitet 2009-2013 sa dite kane qene ne çader?

Doja te pyesja 22 ish drejtore te pergjithshem te 8 viteve te pushtetit qe minimalisht jane rreth 70 persona, se sa dite kane qene ne çader?

Po ashtu doja te pyesja ish ministrat e 8 viteve se sa nga drejtoret e tyre, sekretare te pergjithshem, shefa kabineti, keshilltare, oborrtare shofere e sekretare kane pare ne çader?

Po nga 12-15 drejtora vartes te ketyre ish ministrave neper 40 rrethet e Shqiperise sa kane qene ne çader?

Po vetem ne rrethin Lushnje gjate 8 viteve kane qene: 4 ish drejtore arsimi, 4 ish drejtore spitali,6 ish drejtore burgjesh,4 ish drejtore hipoteke,3 ish prefekt,3 ish drejtore te shendetesise, 3 ish drejtore te sherbimit paresore, 2 ish drejtore insituti,2 ish drejtor bujqesie, 3 ish drejtor te bordit te kullimit, 4 ish drejtore poste, 3 ish drejtore ALUIZMI,3 ish drejtore te zyres se punes,3 ish drejtor tatimesh,5 ish drejtore sigurimesh shoqerore e shendetesore,10 ish drejtore poliklinikash, 4 ish drejtore oshe,2 ish drejtor higjene, 3 ish drejtore qarku etj etj se u zgjata shume.

Pra minimalja rreth 70-80 te shperblyer nga PD per 8 vite per çdo rreth,here 40 rrethe bejne rreth 3000 ish funksionare drejtues lokal qe kane ushtruar pushtetin e votes se DEMOKRATEVE te çadres se soteme.

Dhe pothuajse po kaq kane qene shefat e tyre ne qender te gjithe se bashku, bejne 5000 ish drejtues te larte dhe te mesem qe te gjithe me status POLITIK”, komenton Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY