FOTO/ Kuriozitete të pabesueshme mbi Anglinë

FOTO/ Kuriozitete të pabesueshme mbi Anglinë

70
0
Shares

Kërshëri –Anglia është një nga vendet më të famshme dhe mbase shumë nga ne e kanë vizituar tashmë atë. Por, gjithsesi, ne që nuk jetojmë atje kemi boll kuriozitete për të mësuar rreth saj. Disa po ua përcjellim përmes këtij artikulli

Një udhëtim në Angli do të ishte shumë interesant. Të paktën nëse nuk keni qenë asnjëherë. Ne sigurisht nuk do t’ju paraqesim një enciklopedi nëpërmjet këtij artikulli, por një listë me disa kuriozitete të thjeshta që i përkasin këtij vendi.

anglia-4

Angli, Britani e Madhe apo Mbretëria e Bashkuar?

Pavarësisht se ky vend përmendet thuajse nga të gjithë, shumë nuk e dinë ende kuptimin e ndryshimit mes këtyre emërtimeve! Anglia është një shtet që kryeqytet ka Londrën, ndërsa flamuri dallohet për nga sfondi i bardhë me një kryq të kuq në mes. Ndërsa flamuri që jemi mësuar të shohim shpesh me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu është ai i Mbretërisë së Bashkuar, që është një konfederatë e katër shteteve, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ndërkohë me Britaninë e Madhe kuptohet një ishull, ai i ndarë në Angli, Skoci, Uells, por pa Irlandën e Veriut, që është në një ishull tjetër (ishulli i Irlandës, padyshim).

anglia-2

Pjesa më e madhe e territorit është pronësi e mbretëreshës

Të gjithë e njohim mbretëreshën Elisabet, tashmë prej vitesh monarke e Anglisë, por edhe e shteteve të tjera rreth e rrotull në botë. Ajo që është interesante në këtë mes, ka të bëjë me faktin se, gjithçka që është e shtetit është edhe e saja, ndërsa ka të drejtën të bëjë çdo gjë. Por nuk e bën, sepse është një zonjë!

anglia-6

Anglezët nuk i përdorin thuajse fare makinat

Sipas një statistike shumë interesante, makinat në Angli qëndrojnë të parkuara mesatarisht në 96% të kohës. Pra, pronarët i përdorin ato shumë pak: kjo është meritë e transporteve publike që funksionojnë shumë mirë ose e taksive që kushtojnë vërtet shumë pak apo prej faktit tjetër që anglezët e kanë kuptuar se ajri i ndotur i bën keq shëndetit të tyre dhe ambientit përreth, por me siguri bëhet fjalë për një rezultat shumë të madh.

anglia-3

Elisabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e historisë

Jo të gjithë e dinë se, për momentin, mbretëresha Elisabetta II është mbretëresha më jetëgjatë e historisë së Anglisë, që më 9 shtator 2015 kaloi edhe rekordin e mbretëreshës Viktoria. Dhe të mendosh se historia mbretërore angleze është më e gjata sesa ajo e disa shteteve të tjera: historia mbretërore angleze i ka fillesat e saj që nga viti 1300, pra rreth 700 vjet. Një rekord vërtet i rëndësishëm! Për më tepër: mbretëresha është e martuar me një burrë, i cili jeton ende, por që nuk është mbret!

anglia-5

Ditët e Pavarësisë!

Anglia feston dy ditë pavarësie. Mund t’ju duket e pamundur, sepse në shumë vende ekziston Dita e Pavarësisë, një festë kombëtare ku festohet për pavarësinë e shtetit, ku në të kaluarën ka qenë i pushtuar nga të huaj. Dihet që pjesa më e madhe e festave të pavarësisë në botë ose rreth 58 vende, festojnë pikërisht çlirimin nga Anglia. Nuk ka qenë një vend i dashur përgjatë historisë …

anglia-1

30% e popullsisë londineze nuk ka lindur në Londër

Pothuajse 1/3 e banorëve të saj nuk ka lindur në Londër, por në vende të tjera të botës, shumë prej të cilëve në Itali. Mund t’ju duket e pamundur, sepse është një rast shumë i ndryshëm nga shumë shtete të tjera, por ja që e vërteta është kështu! /shqip/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY