ÇMIMET NË ZONAT BREGDETARE/Golem e plazh, të gjithë duan të shesin

ÇMIMET NË ZONAT BREGDETARE/Golem e plazh, të gjithë duan të shesin

296
0
Shares

Në zonën e Durrësit është edhe stoku më i madh i pashitur në vend i apartamenteve për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe i ndërtimeve pa kriter.

“Sot nuk po shesin vetëm investitorët në këtë zonë, por edhe blerësit e parë, të cilët kanë nxjerrë në shitje apartamentet e tyre. Bëhet fjalë më tepër në zonën e Plazhit dhe atë të Golemit. Shumica prej shitësve janë emigrantë që kishin investuar kohë më parë për blerjen e një shtëpie të dytë dhe që tashmë e shohin si jo efektive këtë banesë.

Shqiptarët kanë nisur të kenë kërkesa më të larta, sidomos n.q.s. bëhet fjalë për shtëpi në bregdet. Ata priren të investojnë te rezidencat me kushte të mira”, pohoi për Monitor, Ilir Dervishi, sekretar i shoqatës së ndërtuesve shqiptarë.

Ndonëse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë, arsyeja kryesore se pse shqiptarët sërish blejnë apartamente dhe dëshirojnë të kenë shtëpi të dyta është mungesa e alternativave të investimeve.

“Kryesisht shqiptarët që blejnë shtëpi të dyta janë ata refugjatë, por edhe banues në Shqipëri. Ndonëse ka rënë fuqia blerëse dhe ekonomia e shqiptarëve, duhet pasur parasysh se ato pak kursime që kanë, shqiptarët ose i depozitojnë në banka që të marrin interesa nga to, ose investojnë në pasuri të patundshme. Nuk kanë alternativa të tjera apo fond të mirëfilltë investimi sikurse ka në botë”,- sqaron z. Dervishi.

Shëngjini: 350 – 500 euro/m²

Durrësi (zona e plazhit, Golemi): 350 – 500 euro/m²

Gjiri i Lalëzit (fshatra turistikë): 900 – 1200 euro/m²

Qerreti (fshatra turistikë): 800 – 1100 euro/m²

Vlora: Mbi 800 euro/m²

Saranda: 780 – 1100 euro m2

Uji i Ftohtë: 450 – 700 euro/m²

Orikum – Radhimë: 650 – 1000 euro/m²

Dhërmiu: 800 – 1100 euro/m²

Himara: 700 – 900 euro/m²

Monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY