Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili,e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët.
Në një prononcim për mediat, z. Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha z. Vasili.
Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, z. Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.
“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektorjetik për ekonominë kombëtare”, tha z. Petrit Vasili, Kryetar i Grupitparlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Disa ndryshime ligjore lejojnë që fermerët të shesin e blejnë në cash si dhe do ju njihet fatura kompjuterike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/