DETAJET/ Vetëvrasja në Lushnje, gruaja: Burri më qëlloi me lopat në kokë...

DETAJET/ Vetëvrasja në Lushnje, gruaja: Burri më qëlloi me lopat në kokë se nuk po punonja mirë tokën

77
0
Shares

Konflikti me bashkëshorten që ka çuar në vetëvrasjen e një 70-vjeçari, ngjarja kjo e ndodhur në Divjakë, ka ndodhur për motive të një sherri banale mes ciftit.

Mësohet se 63 ­vjeçarja Rrënja Elezi ka thënë për bluzat e bardha dhe familjarët e saj se bashkë me bashkëshortin kanë qenë duke punuar tokën kur ka ndodhur ngjarja, raporton “Neës 24”. Ajo ka rrëfyer se burri i kishte thënë se nuk po e punonte mirë tokën dhe më pas e ka goditur me lopatë dhe ajo ka rënë pa ndjenj.

“Ishim duke punuar tokën, më goditi me bel në kokë. Rashë në tokë dhe nuk mbaj mend asgjë. Më goditi pasi më tha se ‘nuk po punon si duhet’”, ka thënë e plagosura. Ndërsa e motra e saj Vathe Lleshi ka pohuar dhe Rrënja është në gjendje të rëndë. Dy bashkëshortët Elezi jetonin vetëm në fshatin Kryekuq pasi fëmijët i kishin në emigracion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY