Gjergj Bojaxhi betohet: Kompania ime paguan gjithë taksat

Gjergj Bojaxhi betohet: Kompania ime paguan gjithë taksat

52
0
Shares

Një ndër drejtuesit e lëvizjes për Tiranën, Gjergj Bojaxhiu deklaoir sot se ka paguar të gjitha taksat dhe se nuk ka asgjë për të fshehur në pasurinë e tij, pasi një kronikë televizive transmetoi të dhëna rreth biznesit të Bijaxhiut.

“Shumë njerëz në vendin tim do e linin në heshtje një kronikë televizive akuzash në mënyrë që të harrohej apo të mos amplifikohej. Por unë, si në çdo betejë të vogël apo të madhe, kam zgjedhur t’i qëndroj përballë.

Të jeni të sigurtë që pa rrezikuar baltosjen mbi familjen, punën, bashkëpunëtorët apo miqtë nuk mund të flasë askush publikisht kundrejt këtij grupi politik që operon me ligjet e mafies. Edhe sikur vetë Papën të sjellim në Shqipëri për ti kundërshtuar dhe denoncuar, prapë klasa politike këtu do e përlyejnë për ta bërë të duket si ata apo mos me keq, në mënyrë që qytetarët të humbin shpresën se ka njerëz të ndershëm në këtë vend.

Në interes të opinionit publik, dua të sqaroj se kompania ku unë punoj në rolin e administratorit, është tatimpaguese e rregullt dhe nuk ka qënë kurrë pjesë e ndonjë afere apo abuzimi me ligjet fiskale. Ne jemi subjekt kontrolli nga institucionet ligjzbatuese dhe kemi patur dhe vazhdojmë të kemi marrëdhënie korrekte dhe institucionale me to.

Unë, Gjergj Bojaxhi, që prej kthimit nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2005, kam deklaruar çdo vit të ardhurat dhe kam qënë subjekt kontrolli. Duke patur edhe nënshtetësinë amerikane, kam detyrimin e deklarimit vjetor të të ardhurave të mia edhe në Shtetet e Bashkuara. Ligjet atje, kërkojnë që shteti Amerikan të vihet në dijeni jo vetëm për të gjitha të ardhurat, por edhe për llogaritë e mia kudo që gjenden ato si edhe të kompanisë që unë drejtoj.

Fakt është që në asnjë rresht të lajmit, as unë dhe as kompania që unë drejtoj, nuk akuzohet për ndonjë shkelje ligjore specifike. Hamendësimet, rreshtimi i numrave, personave apo kompanive si ARMO, CREDINS etj në të njëjtin lajm me aktivitetin tim, nuk i bëjnë nder askujt dhe shërbejnë vetëm për të hedhur baltë dhe keqorientuar qytetarët”, thotë Bojaxhiu.

Bojaxhiu drejton bashkë me të shoqen një kompani nafte “Everest Oil SHA”. Gjergj Bojaxhi ndërkohë ka qenë ish-drejtori i KESH (2007-2009) gjatë qeverisjes së PD. Ndërsa në vitin 2015 ai kandidoi si i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY