Miliona dollarë të Gjergj Bojaxhi nën hetim, policia dyshime për transaksione të...

Miliona dollarë të Gjergj Bojaxhi nën hetim, policia dyshime për transaksione të paligjshme

458
0
Shares

Policia përfshin në hetime si të dyshuara në skemë abuzuese në fushën e hidrokarbureve edhe kompani të tjera, mes tyre spikat kompania “Everest Oil”. Në qershor 2014, kuotat kontrolluese të kompanisë, sipas policisë rezultojnë të blera për një shumë modeste prej 10 mijë dollarësh nga ish-drejtori i KESH, ish-zëvendesministri i Ekonomisë dhe ish-kandidati për kryetarë i Bashkisë së Tiranës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka qënë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj.

Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, shoqëria ‘Everest Oil’ sh.a, rezulton të ketë atellitë kryesore, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergji Bojaxhi, i cilësuar nga hetimi policor si ish-Person i Ekspozuar Politikisht, fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasamataj. Ortaku kryesor i kësaj kompanie rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind të aksioneve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitesh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek një emër; Gjergj Bojaxhi.

“Po ashtu, në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjatë viteve 2012-2015 26,083,621 USD, ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera, ndërsa rreth 100 milion USD janë atellitë hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD”, thotë policia.

Sipas policisë “Everest Oil”, në datën 22 tetor 2013 ka berë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për “Lockhart Trading Group Inc”, përfituesi i transfertës. Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc” është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin si pronë e një personi me emrin Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetesi ukrainase dhe identifikuar si “Person i ekspozuar politikisht”.

Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

“Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin; Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha; Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri”, thotë raporti i policisë.

Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, nga deklarimet në ILDKPKI ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë. Duke qenë se “Everest Oil Sha” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë Lekë, hetuesit shtrojne pyetjet pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lekë ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?

Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY