PROFILI/Renato Tsepa, banor i lagjes 3 në Korçë me 2 fëmijë

PROFILI/Renato Tsepa, banor i lagjes 3 në Korçë me 2 fëmijë

97
0
Shares

Renato Tsepa personi të cilit iu mor identeti nga Arben Frroku është një banor i Korcës dhe baba i dy fëmijëve. Në bazë të të dhënave Tsepa i përket minoritetit grek. Ai është i lindur në 15 Nëntor të vitit 1967 dhe është moshatar me Frrokun. Jeton në lagjen numër 3 në Korçë.

Policia është vënë në kërkim të 49-vjeçarit për ta marrë në pyetje nëse ai njihej me Arben Frrokun apo nëse të dhënat e tij janë përdorur nga ndonjë grup falsifikatorësh.

Renato Tsepa rezulton se ka jetuar prej vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Të dhënat e siguruara nga Televizioni Klan tregojnë se herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri me 11 Prill të këtij viti, nga pika kufitare e Gorices. Nuk dihet nëse ai ka dalë nga Shqipëria, por burime të policisë thonë se ai nuk është gjetur në banesën e tij dhe se dyshohet të jetë jashtë vendit.

Tsepa rezulton të ketë lëvizje të shpeshta drejt Greqisë e Maqedonisë, vende drejt të cilave ka udhëtuar me dokumenta të ndryshëm identiteti, por gjithnjë të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Në asnjë nga hyrje daljet ai nuk është regjistruar me pasaporte greke, thotë tv klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY