DETAJE TË REJA PËR VRASJEN NË TIRANË/ E pyeti për emrin, më...

DETAJE TË REJA PËR VRASJEN NË TIRANË/ E pyeti për emrin, më pas e qëlloi dy herë

64
0
Shares

Elton Çiça ka qenë duke pirë kafe mbrëmjen e djeshme me një oficer policie, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë, teksa u ekzekutua me armë zjarri dhe gjeti vdekjen. Sipas dëshmitarëve, rreth orës 22:15, një person i pamaskuar është drejtuar te tavolina ku ai ndodhej. Pasi e ka pyetur për emrin, e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, shkruan Panorama.

Dëshmitarët thanë se pasi ka dalë nga lokali, ai është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes. “U konstatua se te lokal ‘De Niro’ ishte plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Çiça. I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por me gjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë”, tha mbrëmë Policia e Tiranës. Policia ka dyshime të arsyeshme se ngjarja është kryer për hakmarrje dhe kjo është pista kryesore e hetimit. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Nga të dhënat e para hetimore, rezulton që viktima Elton Çiça, 36 vjeç, është një nga djemtë e çiftit të moshuar që u grabitën më 31 mars të vitit 2015 në Tepelenë. Çiça ishte betuar që do të hakmerrej ndaj 4 autorëve që dhunuan prindërit e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY