Prokuroria nis hetimet për 4 kandidatë për deputetë të partisë çame

Prokuroria nis hetimet për 4 kandidatë për deputetë të partisë çame

108
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për 4 kandidatë për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitetit e njohur ndryshe edhe si partia çame.
Sektori i Verifikimit të Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nis verifikimin e thelluar për 4 kandidatë për deputetë të PDIU-së, me iniciativë të saj, raporton Abc Neës.
Burimet thonë se në lupën e verifikimit është kryesuesi i listës së PDIU-së në Shkodër, biznesmeni Seit Fishta, si dhe kandidatit i parë i kësaj partie në qarkun e Kukësit ish-deputeti Fatos Hoxha. Me iniciativë të saj, Prokuroria po verifikon të kaluarën edhe të kandidatit të 6-të në listën e PDIU-së për Tiranën, biznesmenit Robert Bano dhe kandidatin për deputet në listën emërore të PDIU-së në Fier, Shkëlqim Murati.
Sipas akuzës, shkak për nisjen e këtij hetimi janë bërë publikimi i emrave të tyre në media, ku hidhej dyshime për të kaluarën e tyre. Për këtë fakt, Prokuroria ka nisur hetimin e thelluar duke sekuestruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit bazuar në formularin për dekriminalizimin.
Nga këqyrja e këtyre formularëve online, rezulton se vetëm biznesmeni Seit Fishta ka deklaruar problemet me ligjin në të kaluarën, ndërsa tre kandidatët e tjerë e kanë dorëzuar formularin e pastër. Për këtë fakt, prokuroria ka nisur hetimet duke i kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të dhëna të detajuara për 4 kandidatët, nëse rezultojnë se janë arrestuar ndonjëherë apo dënuar nga gjykata shqiptare.
Veç burgjeve, burimet thonë se janë kërkuar edhe nga Europoli dhe Interpoli të dhëna zyrtare për këta individë, pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale jashtë territorit shqiptar. Nga ana tjetër, vetë KQZ-ja edhe pse i ka pranuar listat e kandidatëve të partive politike nuk ka dërguar ndonjërin prej tyre në Prokurori për të verifikuar të kaluarën kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY