Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje publike me deputeten kundërshtare Arta Dade duke lajmëruar Ben Blushin se i ka ngushtuar edhe më rrethin e mbështetësve të tij për hapjen kutive. Të dy bashkë vizituan punimet e rrugës Qafë Pllocë-Korcë, një projekt i nisur që në vitin 2011 por që po avancon shumë ngadalë.
Arta Dade ia bashkua zyrtarëve të lartë të PS-së që kërkonin votim për kryetarin e partisë por mbas mbajtjes së Kongresit ajo nuk vijoi me takimet e Blushit në disa qytete të vendit.
Vetë ajo dha dorëheqje për anëtare kryesie edhe pse u propozua nga Rama për të konkurruar për këtë post.
Me rastin e vizitës Rama ka postuar edhe një mesazh lidhur me rrugën:
“Duke ndjekur punimet për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, një segment me rëndësi të veçantë për korridorin Tiranë-Korçë që do t’i japë frymëmarrje të re ekonomisë prodhuese të zonës në veçanti po do të ndikojë shumë pozitivisht për të gjithë vendin, sepse siguron një lidhje më të shpejtë me Portin e Durrësit për të gjithë transportin ndërkufitar.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/