JA DOKUMENTET/ PD denoncon aferat në OSHEE, 11 miliardë lekë firmës...

JA DOKUMENTET/ PD denoncon aferat në OSHEE, 11 miliardë lekë firmës së preferuar të Ramës

97
0
Shares

Partia Demokratike po vijon me denoncimet dhe shkeljet që janë bërë nga qeveria. Këtë radhë bëhet fjalë për disa tendera të OSHEE dhe për një shumë që shkon deri në 11 miliard lekë, që sipas PD i kanë përfituar firmat afër kryeministrit Rama. “Do të vijojmë me denoncimin e oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve. Këto dhjetëra dokumenta, janë dhjetëra tendera të OSHEE, janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos” është shprehur seksetarja e PD Ina Zhupa.

ina zhupa e pd me letra ne dore

Sipas PD nuk ka më gara për tendera por ka vetëm klientë të Ramës dhe të Ahmetajt ministrit të Financave. “10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fiksuar, fituesi është paracaktuar”, theksohet në deklaratëne PDsë.

Denoncimi i PD shkon më tej kur thotë se për disa projekte puna nis pa u lidhur kontrata, dhe kjo ndodh kur bëhet fjalë për oligarkët e kryeministrit Ram. “Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës. Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve. Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij’, thuhet ne dekaratën për mediat.

dok 2

dok 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY