Nga ana e Sektorit për Krimin e Organizuar Trafiqe dhe Narkotikë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, u finalizua sot operacioni “Osumi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i Aldo Muhameti, 30 vjeç, banues në Berat dhe
Arben Muhameti, 48 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bw mbi bazën e një hetimi disa mujor, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta, një e llojit “Beretta” dhe një e llojit “Ekol”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Mehmeti iu gjet dhe sekuestrua dhe një automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën panele “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/