Pas vrasjes së mbrëmjes së kaluar, ku 36-vjeçari Elton Çiça u ekzekutua me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në tavolinën e një lokali së bashku me tre persona të tjerë, dali detaje të tjera.
Mësohet se grupi hetimor, mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe që ka administruar provat e para nga vendi i krimit, ka gjetur në çantën që viktima kishte me vete një armë tip pistoletë dhe dy telefona celularë. Arma e gjetur në çantën e viktimës, mësohet se ishte pa leje. Dyshohet se ai e mbante për vetëmbrojtje me vete armën, pasi kishte konflikte të mëparshme lidhur me ngjarjen e një viti më parë, ku 4 persona hynë në shtëpinë e prindërve të tij në Tepelenë për t’i grabitur dhe i dhunuan rëndë ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/