Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shkarkojë gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij.
Duke folur në analizën vjetore të Gjykatës Administrative, Manjani kërkoi shkarkimin të menjëhershëm të këtij gjyqtari. “Një orë e më parë jo ta pezullojmë, por ta shkarkojmë këtë gjyqtar, si akt që cenon rendë autoritetin tuaj”, tha ministri.
Manjani gjithashtu kërkoi nga ana e qytetarëve që të bëjnë çdo denoncim për korrupsion në zyrën e Prokurorit. “Është radha e kolegëve tuaj që të distancohen në emrin e vet dhe emrin tuaj nga kjo ngjarje tepër e rëndë. Nxis çdo qytetar të republikës që të mos denoncojë vend e pa vend, por në zyrën e Prokurorit që raste të tilla të jenë sa më të suksesshëm që të jetë e mundur”, theksoi ministri i Drejtësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/