DETAJET/ Zbardhet përgjimi që çoj në burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha

DETAJET/ Zbardhet përgjimi që çoj në burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha

53
0
Shares

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me koordinimin në terren të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e datës 02.005.2016 është kryer arrestimi në flagrancë i gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibrahim Hoxha, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”, parashikuar nga neni parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Së bashku me gjyqtarin, është arrestuar në flagrancë edhe i biri i tij, shtetasi Ledjon Hoxha, si edhe shtetasit Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajde.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se gjyqtari kishte në shqyrtim një proces civil prone, ku njëra nga palët ishte shtetasi Jazexhiu. Ky i fundit, me qëllim marrjen e një vendimi në favor të tij, ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajde, i cili kishte njohje me gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
Në mesditën e datës 02.05.2016, shtetasi Gajde komunikon me gjyqtarin, me të cilin flet për një ”gjashtëshe”, duke e lidhur këtë me procesin civil në të cilin ishte palë shtetasi Jazexhiu.

Pas këtij komunikimi, i dyshuari Novruz Gajde takohet me të dyshuarin tjetër, Dritan Jazexhiu, në lokalin e këtij të fundit dhe shkëmbejnë një sasi parash.
Pasditen e së njëjtës ditë, pas një komunikimi me gjyqtarin, i dyshuari Gajde takohet në një automjet me të dyshuarin Ledjon Hoxha.
Pasi janë ndarë, në mjetin e shtetasit Ledjon Hoxha ndërhyn Policia, e cila po i mbante nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe nga kontrolli gjen në mjet 600 mijë lekë (të reja). Ai është arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit Ibrahim Hoxha, i dyshuar për ”korrupsion pasiv të gjyqtarit…”; Novruz Gajde, i dyshuar për veprën penale të ”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm…”; dhe Dritan Jazexhiu, i dyshuar për veprën penale të ”Korrupsionit aktiv të gjyqtarit….”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY