Anëtarët e Kushtetueses/ Nishani takon krerët e grupeve parlamentare, Paloka: S’kemi preferenca

Anëtarët e Kushtetueses/ Nishani takon krerët e grupeve parlamentare, Paloka: S’kemi preferenca

52
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nisi të martën konsultimet me krerët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë në këto poste Vladimir Kriston dhe Sokol Berberin, qe ju ka mbaruar mandati më 31 mars.

Takimi ka nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi për të vijuar me kryetarin e grupit të PD-së, Edi Paloka, më pas me Petrit Vasilin, kryetar i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetarin e grupit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, etj.

Pas takimit me Presidentin, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha per mediat se opozita nuk ka emra preferencialë për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Shtetit, tha ai, po ndjek procedurat e përcaktuara nga ligji, të mbështetura në vijimësi nga opozita, në tre vitet e fundit.

PD do t’i qëndrojë kritereve që përcakton ligji. Ne nuk kemi preferenca për emra të veçantë, por zbatimin e Kushtetutës, tha Paloka .I pyetur nga gazetaret nëse këto kandidatura janë të parakohshme për shkak të reformës në drejtësi, kreu i grupit demokrat tha se kjo reformë ‘nuk është shpëtim për gjithçka’.

‘Kjo reformë duhet bërë atëherë kur të realizohet. Ne sot kemi ligje dhe Kushtetutë dhe absolutisht ato duhen zbatuar. Reforma nuk është shpëtim për gjithçka. Ta kenë parasysh edhe ata që e përdorin si justifikim për gjithçka. Tashmë është traditë e përcaktuar nga ligji. Presidenti ka përgatitur dosje për çdo kryetar grupi me të dhënat për çdo kandidat. Si në çdo rast tjetër përderisa kriteret që përcakton ligji janë zbatuar, qoftë në kërkesat e kandidatëve, qoftë në atë që Presidenti ka pasqyruar gjithmonë. Ne si Parti Demokratike do t’i qëndrojmë këtyre kritereve. Nuk kemi preferenca për emra të veçantë, por në zbatimin e Kushtetutës”, deklaroi Paloka.

Konsultimet me grupet parlamentare të Kuvendit janë një praktikë e ndjekur prej kohësh nga Kreu i shtetit, megjithëse parlamenti nuk i ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Kushtetueses apo të Gjykatës së Lartë, me argumentin se nuk ka pasur konsultime për emra konkrete, por për procesin në tërësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY