Laç, sherr mes dy adoleshentëve në lokal, plagoset me thikë 17 vjeçari

Laç, sherr mes dy adoleshentëve në lokal, plagoset me thikë 17 vjeçari

59
0
Shares

Një sherr mes adoleshentësh është ka ndodhur paraditen e sotme në Laç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal përballë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi”, ku dy 17-vjeçarë janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.N ka goditur me thikë shtetasin R.H, duke e plagosur atë. Të dy nxënësit, saktësojnë burimet, janë të gjimnazit “Shtjefen Gjeçovi”, i pari nga Laçi dhe i dyti nga Mamurrasi, saktësojnë burimet.
Ato shtojnë se falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur shoqërimi i autorit të plagosjes, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY