Pse Genc Pollo denoncoi gjykatësin Hoxha që në vitin 2010

Pse Genc Pollo denoncoi gjykatësin Hoxha që në vitin 2010

60
0
Shares

Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka denoncuar gjykatësin Ibrahim Hoxha që në vitin 2010. në atë periudhë pati edhe një debat publik mes tij dhe Presidentit për të njëjtën arsye, kur Presidenti Bamir Topi i kërkoi të dorëhiqej si ministër ose ta padiste në Prokurori.

“Nga përvoja ime direkte si kryetar i Komisionit Qeveritar për Tokat (KQT mbikëqyr procesin e verifikimit të titujve të pronësisë në tokën bujqësore), po sjell një rast tejet modest, por gjithsesi domethënës, për çështjen në fjalë. Nga kontrolli periodik rezultoi se në një rreth të vendit, gjyqtari I. H. (Ibrahim Hoxha) në dy raste identike të konfliktit midis palëve pronar shtet e pronar privat, herë vendosi në favor të njërit e herë në favor të tjetrit.

Në vijim, në maj 2010 i drejtova një letër Presidentit të Republikës (dhe për dijeni edhe ministrit të Drejtësisë) me shqetësimin për këtë abuzim të dukshëm dhe me kërkesën që KLD-ja t’i hetonte këto raste. Në mbledhjen vijuese të KQT-së, disa muaj më vonë, ndërsa flisja për problemet me Gjyqësorin dhe në veçanti për këtë rast, ministri i Drejtësisë më thotë: “Qenke lodhur kot, se këtë gjykatës e kanë promovuar, e kanë emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë”, duke treguar me kokë nga fotografia e varur në murin ballor të sallës së mbledhjes”, shkruante Pollo në një koment publikuar te Panorama në vitin 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY