Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, në një takim me të rinjtë e Gradishtit, e ka vene theksin te konflikti aktual politik, i cili tha ndikon drejtpërdrejt në vendet e punës.
“Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak. Çdo ditë që ka konflikt politik është baras me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune”, tha Kryemadhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/