Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit

Sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit

66
0
Shares

Data 4 maji është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit.
Zyrtarisht ndërsa sot përfundon ky afat, pritet të nis procesi i verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve të administratës apo të të zgjedhurve si kryebashkiakë, këshilltarë, deputetë, ministra.
Brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.
Ndërkohë brenda 15 ditëve organet përgjegjëse do të bëjnë publike listën me emrat e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.
Nëse konstatohet se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, atëherë kthehet mbrapsht duke i caktuar edhe  një afat të ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa mangësi.
Departamenti i Administratës publike, më 29 prill zgjati oraret e sporteleve për grumbullimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të procesit të dekriminalizimit.
Sportelet e DAP për dorëzimin e vetëdeklarimit do të jenë të hapura jashtë orarit zyrtar të punës sot nga ora 08:00-18:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY