Komisioni Europian propozon heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni Europian propozon heqjen e vizave për Kosovën

128
0
Shares

Komisioneri Dimitris Avramopoulos ka deklaruar se komisioni Europian ka miratuar propozimin për heqjen e vizave të Kosovës. Sipas tij Kosova i ika plotësuar shumicën e kritereve.

Po ashtu lajmin e ka konfirmuar edhe Ministri i Integrimeve Europiane ka dhënë lajmin e shumë pritur për liberalizmin e vizave. Sipas tij, Qeveria e Kosovës, sapo e ka pranuar lajmin se Komisioni Europian ka propozuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Sapo pranuam lajmin per miratimin e rekomandimit nga ana e kolegjit të Komisionerëve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Çollaku.

“I falënderoj secilin për tyre për këtë vendim me vend. Ky vendim i Komisionit Evropian është një konfirmim më se i mirëseardhur si rezultat i përmbushjes së kritereve të procesit. Tani besoj se për të gjithë është e qartë që procesi më të vërtetë është në hapat e fundit. Kjo do të përforcoj ndjenjën tonë të përkatësisë evropiane. Ky veprim sinjalizon përfundimin e izolimit të kosovarëve, dhe trajtimin e tyre të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Kjo është edhe dëshmi e përgatitjes dhe pjekurisë së institucioneve tona shtetërore”, ka vazhduar më tutje Ministri Collaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY