Bizneset ankesa pa fund për taksat e reja dhe 7 kërkesa për...

Bizneset ankesa pa fund për taksat e reja dhe 7 kërkesa për bashkinë e Tiranës

176
0
Shares

Bizneset kërkojnë që të niset dialogu me bashkinë për çështjen e taksave vendore. Artan Bozo, kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë (AmCham) ka kërkuar që biznesi të asistojë në hartimin e ligjeve.
“Kërkojmë që të nisim dialogun me bashkinë për disa çështje. Biznesi duhet të asistojë në hartimin e ligjeve”, tha Bozo.
Këtë deklaratë ai e dha në Forumin e Biznesit, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, me bashkinë e Tiranës me temën “Ndryshimet ne tarifat dhe taksat vendore, impakti i tyre në biznes”.
I pranishëm në panel, nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku deklaroi se biznesi e ka derën e hapur, qoftë kjo edhe në hartimin e buxhetit.
“Kemi ngritur Komitetin Ekonomik ku ka përfaqësi biznesi. Që qyteti të marrë shërbime duhen paguar taksa. Në 2015 buxheti ishte vetëm 55 mln usd”, tha Mazniku.
Ai shtoi se start up do t’u mundësohet pagesa e detyrimeve në 3 muaj, nga 30 ditë që është afati sot.
“Në mbledhjen e ardhshme marrim vendim që të gjitha bizneset e reja t’u mundësojmë pagesat e detyrimeve në 3 muaj nga 30 ditë që është sot”, tha Mazniku.
Në forum, u bë e ditur se sa i përket tabelave, bashkia ka përcaktuar që deri në 2 metër katrorë të jetë me tarifë zero. Përfaqësuesit e bashkisë deklaruan se 4 metër katrorë është e mjaftueshme për informim, mbi këtë masë është jashtë logjike.

Kërkesat e biznesit

1. Dokumentet qe kërkohen për regjistrimin e një biznesi te ri
2. Dokumentet qe kërkohen për te paraqitur një kërkese/ankese
3. Tarifa e pastrimit te përcaktohet sipas llojit te aktivitetit. Për këtë te përdoret kategorizimi i bizneseve sipas aktivitetit ekonomik qe ato kryejnë sipas kategorizimit qe përdorin edhe organet tatimore
4. Interpretimi ne lidhje me tabelat qe tregojnë llojin e shërbimit te ofruar, tabelat qe shërbejnë për te treguar vendndodhjen e një subjekti
5. Çështja e NIPT sekondar. Përfaqësuesit tatimor, subjektet në likuidim e sipër, subjektet ne status pasiv ose te pezulluar
6. Tarifa për infrastrukturën arsimore paguhet për çdo njësi (NIPT sekondar)
7. Konsultimi paraprak me grupet e interesit për nivelin e taksave, procedurat, problematikat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY