Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 5 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë (të reja), nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Të pandehurit akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.
Të akuzuarit dhe akuzat
1.
Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
2.
Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim, dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
3.
Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim;
4.
Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim;
5.
Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim;
6.
Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, në bashkëpunim;
7.
Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ”Spektakël Karabashi”, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/