Operacioni “Hacker”/ Filmuan porno që të bënin lek por arrestohen

Operacioni “Hacker”/ Filmuan porno që të bënin lek por arrestohen

104
0
Shares

Tre djem kërcënuan një vajzë 19 vjece se do të publikonin pamje të saj nudo nëse nuk do të paguante.

Seksioni për Hetimin krimeve ndaj pronës ka referuar para dy javësh në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, materialet proceduriale për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal, në dëm të shtetases E. P., pas kallzimit të bërë prej saj.

Sot u bë i mundur finalizimi i operacionit “Hacker” ku janë ekzekutuar Urdhërat e Prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Nr 73; 74; 75, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte vendosur për shtetasit:

– Sokol Kraja, 19 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) “Arrest me burg”.

– E. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.

– A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.

Gjatë ditës së sotme si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sokol Kraja, si dhe t’ju komunikohej masa “detyrim paraqitje” dy shtetasve të tjerë të lartpërmëndur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY