Ministria e Financave shperndau sot nje deklarate zyrtare per raportin e fundit FMN qe sipas saj konfirmon se ekonomia shqiptare po ecen ne rruge te drejte etj etj.
Mes te tjerave MF thote: “Shqipëria është përjashtuar nga grupi i vendeve që ekspozojnë hapësira për rritjen e borxhit të jashtëm sikurse ka ndodhur me vendet e tjera për shkak të rënies në konsum dhe investime të tyre”
Dhe nuk ndalon me kaq, por vazhdon: “Këto nuk janë thjesht vlerësime për ekonominë shqiptare, janë rezultate të drejtpërdrejta të punës së maturuar dhe reformave të thella të qeverisë në cdo sektor”
Në fakt FMN thotë të kundërtën
Raporti thote qe: Ne Shqiperi borxhi i jashtem ka thyer kufijte e qendrueshmerise dhe Shqiperia nuk ka me hapsire per huamarrje te jashtme.
Ka genjyer qellimisht MF apo ekspertet e saj nuk e kane kuptuar raportin kjo mbetet per tu pare. Por ne te dy rastet eshte e rende. Ne MF presupozohet te jete ajka e eksperteve financiar te vendit. Mosnjohja e treguesve financiar eshte e pafalshme.
Tani si ishte ajo pjesa? “Këto nuk janë thjesht vlerësime për ekonominë shqiptare, janë rezultate të drejtpërdrejta të punës së maturuar dhe reformave të thella të qeverisë në cdo sektor” .
Pikerisht pikerisht.
Ah dhe nje gje. Raporti nuk eshte fare i ri, por eshte thjesht ribotim me i zgjeruar i ËEO-s qe ka dale ne prill.
Shënim teknik
Bashkangjitur eshte grafiku qe MF i referohet gabimisht. Ai tregon hendekun mes nivelit ku borxhi stabilizohet dhe nivelit aktual te bilancit primar korrent. Ekspertet e MF duhet ta mesojne se vlerat pozitive tregojne se ke thyer kufijte e huamarrjes konsistente me qendrueshmerine financiare te vendit, kurse vlerat negative tregojne se ke akoma hapsira te vlefshme per te marre borxh nga jashte. Njesoj si analizat e AIDS. Negativja eshte e mire, pozitivja te con me procedura te pershpejtuara tek vendi
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/